Ajo në lidhje me situatën u shpreh se është tip optimiste dhe në të gjitha llojet e situatave mundohet të përshtatet dhe të marrë maksimumin.
Zana Çela: Unë jam tip optimiste dhe në fakt mundohem që në të gjithë llojet e situatave që më ka sjellë jeta të përshtatem shumë mirë, t’i marr maksimumin. Me thënë të drejtën në shtëpi po ja kalojmë shumë mirë, sepse jemi dhe duke punuar për shtëpinë, por edhe duke punuar për projektet e ardhshme te Teatrit të Operas dhe jemi organizuar shumë shpejt me të gjithë stafin, sigurisht fillimisht me stafin e administratës dhe pastaj menjëherë shpejtuam që të organizojmë dhe stafet e mëdha, veçanërisht me baletin fillimisht.
Gjithashtu Çela prezantoi edhe një risi që ky teatër ka ndërmarrë në kushtet e vetizolimit.
TKOB ka bërë kalendarin online “Opera me pizhama” që fillon në 11 Prill.
Duke dashur të mos i mungojë asnjë moment publikut fanatik të operas, kalendari online do të përfshijë opera, balet, koncerte dhe performanca soul.
Zana Çela: Shfaqjet online do fillojnë në 11 Prill, pra këtë javë ne kemi premierën e parë online. Vendosëm që t’ju qëndrojmë pranë njerëzve përsëri, sidomos pranë fansave të operas, që janë mësuar të na dëgjojnë, të na shikojnë dhe menduam t’ju servirim publikut pikërisht një sezon artistik online.
Të gjitha gjinitë e shfaqjeve do të transmetohen në faqen e YouTube të TKOBAP dhe njëkohësisht linket përkatëse do të shpërndahen në web, facebook dhe Instagram.
https://tvklan.al/opera-me-pizhama-zana-cela-prezanton-risine/