Për artistët në përgjithësi nuk është shumë i lehtë vetizolimi, pasi ata janë mësuar me një jetë aktive në ditë provash, angazhimesh artistike, si dhe duke shijuar skenën dhe emocionet e saj. Po i referohemi pikërisht Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, i cili menjëherë pas rastit të parë në vend me Covid-19 (datë 9 mars) njoftoi mbylljen e menjëhershme të shfaqjeve që ishin programuar. Por siç thamë duke qenë se artistët kanë gjithmonë diçka për të thënë, edhe pse në kushtet e karantinimit janë duke punuar për të sjellë opera online. Ndërkohë pak ditë më parë TKOB ka sjellë një projekt të ri, i cili mban titullin “Dua më shumë Shqipërinë”, si një mesazhi i artistëve në emër të jetës dhe për një diell të ri.

http://top-channel.tv/video/wake-up-per-here-te-pare-opera-online-nga-artistet-e-tkob-ne-kushtet-e-karantinimit/