Të gjithë artistët kanë gjetur mëyra të veçanta për të përcjellë mesazhet e tyre në këtë kohë të vështirë pandemie që po kalojmë. Më i fundit na vjen nga këngëtarët operistikë të Teatrit të Operas dhe Baletit. Ata kanë risjellë “Dua më shumë Shqipërinë” nën kopozimin e Thoma Avramit, nga ambjetet e shtëpive përkatëse, duke na dhënë mesazhin, se jemi të gjithë bashkë përballë kësaj të keqeje të madhe, por kjo është mënyra më ë mirë për ta luftuar.

“Të dashur bashkëatdhetare, miq të #TKOB,

nëse e duam atdheun tonë, familjen dhe njëri-tjetrin, sot na kërkohet minimumi i sakrificës, të qendrojmë dhe punojmë nga shtëpia, për të siguruar jetët tona dhe lehtësuar punën e të gjithë atyre që po na shërbejnë në shëndetësi e të tjera veprimtari të ekonomisë se vendit.#TKOB ju përshëndet me këtë video të realizuar nga shtepia nga stafi ynë i promomocionit me solistët e operas.

 

https://cityradio.al/artistet-e-tob-kendojne-nga-shtepia-dua-me-shume-shqiperine/