Të shumta kanë qenë iniciativat që njerëz të thjeshtë dhe personazhe të njohur kanë marrë këto ditë për të argëtuar njerëzit që janë izoluar në shtëpi. Të fundit kanë qenë artistët e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, të cilët i janë bashkuar nismës për të dhuruar art nga shtëpia.
Ata shfaqen në një video duke kënduar nga shtëpitë e tyre “Dua më shumë Shqipërinë”, si një mesazh në emër të jetës dhe vijimësisë së saj
“Të luftojmë së bashku me zemrën plot dhe durimin e hekurt, në emër të jetës. Për familjen tonë të madhe, në emër të jetës dhe vijimësisë së saj, në rrugën tonë të përbashkët për një diell të ri”, -shkruhet në fillim të videos.