Si pasojë e shfaqjes së dy rasteve me koronavirus në Shqipëri, është vendosur pezullimi i të gjitha aktiviteteve kulturore në vend. Por Ministria e Kulturës theksoi se puna e administratës do të vazhdojë.

Megjithëse të ftuarit dhe autori i veprës, Kujtim Borici, ishin të pranishëm për prezantimin e librit në sallën UNESCO të Muzeut Historik Kombetar, aktiviteti  nuk u zhvillua, pas vendimit të qeverisë për pezullimin e të gjitha aktiviteteve  kulturore.

 “ U kërkohet mirëkuptim të gjithëve, veçanërisht atyre që kanë ardhur nga emigracioni. Do të realizohet dnjë ditë tjetër. E rëndësishme është që të gjithë së bashku të sensibilizohemi me këtë situatë”, u shpreh ai.

Edhe artistët e operës menjëherë ndërprenë provat që po zhvillonin me dirigjentin italian Jacopo Sipari, i cili prej 2 javësh po punon për operan “La boheme” që ishte planifikuar të performohej në datat 13 – 16 mars në Pallatin e Kongreseve .

Aktivitetet artistike dhe frekuentimi i muzeve dhe galerive, do të pezullohet, por Ministria e Kulturës bën të ditur se nuk do të ndërpritet puna në administratë.

http://abcnews.al/pezullohen-aktivitetet-kulturore-per-shkak-te-koronavirusit-ministria-e-kultures-administrata-ne-pune/