Baleti “Monger” i koreografit të famshëm izrelito-amerikan Barak Marshall do të shfaqet mbrëmjen 3 shkurtit në sallën e vogël të arTurbinës në Tiranë me balerinët shqiptarë të Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit. E cilësuar nga kritika si “një krijim i shkëlqyer, inteligjent, dhe me humor”, kjo shfaqje baleti është përshtatur, edhe në Shqipëri, si në cilindo vend të globit ku është vendosur. Gjuha e trupit është e veçantë; një dance teatër ku ndërthuret shumë bukur dhe fjala, element jo i zakonshëm në shfaqjet e baletit. Ky balet kompleks, me situata shumë reale fton publikun, jo vetëm për një shfaqje artistike, por edhe për një përballje me veten dhe raportet me mjedisin ku ushtrojmë aktivitetin çdo ditë.

”Mongeri” do të prezantohet në skenë nga balerinët e TKOB-it, Rovena Shqevi, Ledia Sulaj, Lori Bala, Livia Laro, Fjoralba Zere, Dion Gjinika, Anxhelo Muçollari, Kristi Dushmani, Besi Skura, Julind Dervishi e Andi Vrapi.

https://kohajone.com/baleti-monger-i-koreografit-te-famshem-izrelito-amerikan-ne-arturbina/