Kandidatët për pozicionin e punës duhet të plotësojë kërkesat si më poshtë:

 

Kërkesat e përgjithshme që duhet të plotësojnë personat që aplikojnë:

  1. Të jetë shtetas shqiptar;
  2. Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
  3. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejon të kryejë detyrën përkatëse;
  4. Të përmbushë kërkesat ligjore për nivelin arsimor dhe të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin përkatës të punës;
  5. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje;
  6. Ndaj tij të mos jetë marrë masë disiplinore e largimit nga puna për shkak të një shkeljeje të rëndë disiplinore;

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme sa vijon:

 

  1. Të ketë përfunduar studimet e larta në degën “Drejtësi“ bachelor + master ose diplomë ekuivalente me to);
  2. Të ketë eksperiencë pune mbi 2 vjet në profesion;
  3. Të njohë dhe përdorë shumë mirë programet bazë kompjuterike;
  4. Të njohë dhe të zbatojë rregullat e etikës në administratën publike;
  5. Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi, si dhe të jetë i aftë për të punuar në grup;
  6. Të ketë njohuri të paktën të dy gjuhë të huaja anglisht dhe italisht.

 

Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit

 

1.Jetëshkrimi CV;

2.Fotokopje të diplomës dhe të listës së notave të noterizuara. Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njëhsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;

3.Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë );

4.Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

5.Vërtetim të gjendjes shëndetësore;

6.Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;

7.Certifikimet zyrtare për gjuhët e huaja që zotëron.

7.Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive, rekomandime apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin e kandidatit.

 

 

Dokumentacioni do të dorëzohet pranë sekretarisë së TKOBAP( zyra e protokollit) ose të skanuara në mailin zyrtar të TKOBAP-së sekretaria@tkob.gov.al deri me datë 27.02.2020.Pas verifikimit të dokumentave të kërkuara, në Teatrin Kombëtar të Operas Baletit dhe Ansamblit Popullor,  kandidatët  të cilët plotësojnë kriteret e kërkuara do të lajmërohen nepërmjet numrit të tyre të kontaktit ose mail nga Sekretaria e Institucionit, për intervistën me gojë.

Të gjitha njoftimet për shpalljet e vendeve të lira, si dhe data kur do të shpallet fituesi, mund ti gjeni në faqen zyrtare të web-it të Teatrit Kombëtar të Operas Baletit dhe Ansamblit Popullor www.tkob.gov.al; faqja zyrtare e facebook të TKOBAP.