Për herë të parë konkursi më i rëndësishëm dhe më i madh i zërave lirik në Evropë, “Aslico” zhvillohet edhe në Tiranë. Në 19 Dhjetor, në “Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, këngëtarë lirikë të kombësive të ndryshme do të jenë aty për të marrë pjesë në “Aslico”, në fazën përzgjedhëse të konkursit që të hap dyert e teatrove të Evropës.

 

Rregulla të Përgjithshme

Konkurrimi në AsLiCo për zërat e rinj të operas zhvillohet në dy kategori.

Në kategorinë A,

Për operat “Berberi i Seviljes”, “Werther” dhe “Rigoletto” të cilat do të jenë pjesë e “Kalendartit Artistik 2020-2021” të Operas Lombardia konkurrentët, si gra dhe burra fillimisht duhet të plotësojnë këto kritere:

  • Të kenë kombësi evropiane

 

  • Në 1 Janar të 2020 nuk duhet të kenë mbushur 32 vjeç

Në kategorinë B,

Për “zërat në zhvillim” që mund të bëhen pjesë e aktiviteteve të “AsLiCo”, si “Festivali i Muzikës së Qytetit të Comos”, “Edukimi me Opera”, koncertet lirike-simfonike apo përfshirja në shfaqjet e “Kalendarit Artistik” për role të cilat nuk janë përcaktuar në konkurs, konkurrentët, fillimisht duhet të plotësojnë këto kritere:

-Gra dhe burra nga të gjitha kombësitë

-Në 1 Janar 2020 nuk duhet të kenë mbushur 28 vjeç

Afati i fundit i dorëzimit të dokumenteve është 25 Nëntor 2019

Faza e parë përzgjedhëse në Tiranë, do të zhvillohet më 19 Dhjetor 2019, në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Për të gjitha informacionet, ku përfshihen rregullat e përgjithshme, programi për konkurrim, detyrimet e fituesve, kurset dhe aktivitetet artistike, vizitoni faqen zyrtare të “AsLico”,

concorsoaslico@aslico.org dhe aslico.org