Produksioni më i madh i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, opereta “Lakuriqi i Natës”, një veprave ikonë të Straussit dhe muzikës klasike është ngjitur të martën në skenën e teatrit “Bylis” të Fierit.
16 solistë, artistë shqiptarë me famë ndërkombëtare, dhe artistë të TKOB krijuan një atmosferë emocionuese permes operas, baletit dhe teatrit skenik.(efekt). Një histori ku gërshetohet klasi dhe grotesku, mes mondanitetit, luksit dhe mashtrimit në shoqërinë vieneze të 1870-ës.
Opereta zhvillohet në disa situata komike, që janë mjaft të pranishme edhe në ditët e sotme. Bëhet fjalë për një grup personazhesh të shumëllojshëm, duke filluar që nga gra e burra kurorëshkelës, gjyqtarë e drejtorë burgjesh të korruptuar, politikanë pijedashës, artiste mendjelehta dhe shërbëtore që duan të arrijnë nivelin e zonjave të tyre.
Valset, ariet dhe muzika që i dhanë famë Straussit te mbledhur në në një vepër të vetme, vijon të korrë sukses prej 145 vjetesh.
https://www.rtsh.al/lajme/opereta-lakuriqi-i-nates-tkob-e-ve-ne-skenen-e-tetarit-bylis-ne-fier/