Opereta “Lakuriqi i natës”është shfaqur per artedashesit fierak ne festen e clirimit te ketij qyteti
Opereta “Lakuriqi i natës”është një produksion i Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit që u ngjit në Skenën e Teatrit Bylis në Fier për të shënuar mbylljen e festimeve për 75 vjetorin e çlirimit të Fierit.
TKOB mblodhi një kastë artistësh shqiptarë me famë ndërkombëtarë të përbërë prej 17 solistësh, të cilët zhvilluan një lojë të jashtëzakonshme muzikore dhe aktoriale.
Një histori ku gërshetohet klasi dhe grotesku, mes mondanitetit, luksit dhe mashtrimit në shoqërinë vjeneze të 1870-ës, një komedi situatash dhe ngatërresash, që në të vërtetë e hasim edhe sot.
Valset, ariet dhe muzika më e bukur e Strauss e mbledhur në një një vepër të vetme dhe janë performuar në skenën e teatrit “Bylis”.
Një shfaqje brilante për artdashësin fierak qe ka duartrokitur here pas here lojën e mrekullueshme te artisteve ne skenë.