Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor shpall 1 vend vakant për pozicionin e punës : Specialist/financier në sektorin e Financës pranë Drejtorisë së Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse. Kandidatët për pozicionin e punës duhet të plotësojë kërkesat si më poshtë:
Kërkesat e përgjithshme që duhet të plotësojnë personat që aplikojnë:
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejon të kryejë detyrën përkatëse;
- Të përmbushë kërkesat ligjore për nivelin arsimor dhe të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin përkatës të punës;
- Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje;
- Ndaj tij të mos jetë marrë masë disiplinore e largimit nga puna për shkak të një shkeljeje të rëndë disiplinore;
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme sa vijon:
- Të ketë përfunduar studimet e larta në degën Financë/Kontabilitet bachelor + master ose diplomën ekuivalente me to);
- Të ketë mesataren mbi 9;
- Të njohë dhe përdorë shumë mirë programet bazë kompjuterike;
- Të njohë dhe të zbatojë rregullat e etikës në administratën publike;
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi, si dhe të jetë i aftë për të punuar në grup;
- Të ketë njohuri shumë të mira të dy gjuhëve të huaja;
Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit
1.Jetëshkrimi CV;
2.Fotokopje të diplomës dhe të listës së notave të noterizuara. Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njëhsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
3.Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë nëse ka);
4.Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
5.Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
6.Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
7.Certifikimet zyrtare për gjuhët e huaja që zotëron.
7.Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive, rekomandime apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin e kandidatit.
Dokumentacioni do të dorëzohet pranë sekretarisë së TKOBAP( zyra e protokollit) ose të skanuara në mailin zyrtar të TKOBAP-së sekretaria@tkob.gov.al deri me datë 10.11.2019.Pas verifikimit të dokumentave të kërkuara, në Teatrin Kombëtar të Operas Baletit dhe Ansamblit Popullor, kandidatët të cilët plotësojnë kriteret e kërkuara do të lajmërohen nepërmjet numrit të tyre të kontaktit ose mail nga Sekretaria e Institucionit, për intervistën me gojë.
Të gjitha njoftimet për shpalljet e vendeve të lira, si dhe data kur do të shpallet fituesi, mund ti gjeni në faqen zyrtare të web-it të Teatrit Kombëtar të Operas Baletit dhe Ansamblit Popullor www.tkob.gov.al; faqja zyrtare e facebook të TKOBAP.