Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor shpall 1 vend vakant për pozicionin e punës Specialist/Skulptor në Drejtorinë e Produksionit Skenik.  Kandidatët për  pozicionin e punës duhet të plotësojë kërkesat si më poshtë:

 

Kërkesat e përgjithshme që duhet të plotësojnë personat që aplikojnë:

  1. Të jetë shtetas shqiptar;
  2. Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
  3. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejon të kryejë detyrën përkatëse;
  4. Të përmbushë kërkesat ligjore për nivelin arsimor dhe të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin përkatës të punës;
  5. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje;
  6. Ndaj tij të mos jetë marrë masë disiplinore e largimit nga puna për shkak të një shkeljeje të rëndë disiplinore;

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme sa vijon:

  1. Të ketë përfunduar studimet e larta në degën Skulpturë bachelor + master ose diplomë ekuivalente me to);
  2. Të ketë kryer vepra artistike personale ose të ketë qenë bashkëpunëtor në projekte artistike.
  3. Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi, si dhe të jetë i aftë për të punuar në grup;

Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit

1.Jetëshkrimi CV;

2.Fotokopje të diplomës dhe të listës së notave të noterizuara. Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njëhsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;

3.Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);

4.Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

5.Vërtetim të gjendjes shëndetësore;

6.Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;

7.Foto të punëve artistike të realizuara

7.Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive, rekomandime për bashkëpunimet artistike apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin e kandidatit.

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nepërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejpërdrejta.

Dokumentacioni do të dorëzohet pranë sekretarisë së TKOBAP( zyra e protokollit) ose të skanuara në mailin zyrtar të TKOBAP-së sekretaria@tkob.gov.al deri me datë 10.11.2019.Pas verifikimit të dokumentave të kërkuara, në Teatrin Kombëtar të Operas Baletit dhe Ansamblit Popullor,  kandidatët  të cilët plotësojnë kriteret e kërkuara do të lajmërohen nepërmjet numrit të tyre të kontaktit ose mail nga Sekretaria e Institucionit, për intervistën me gojë.

Të gjitha njoftimet për shpalljet e vendeve të lira, si dhe data kur do të shpallet fituesi, mund ti gjeni në faqen zyrtare të web-it të Teatrit Kombëtar të Operas Baletit dhe Ansamblit Popullor www.tkob.gov.al; faqja zyrtare e facebook të TKOBAP.