E nisim javën me një lajm të mirë!
5 Protokolle bashkëpunimi në 2 vite
Prej dy vitesh një nga objektivat e “Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit” është përfshirja në rrjetin europian te teatrove operistike
E nisëm me vendet e Ballkanit, Serbinë, Maqedoninë, Kroacinë për të vazhduar me Italinë, me teatrin e Parmes e së fundmi me një tjetër teatër, atë të Comos”, në Itali.
Drejtorja e Përgjithshme e TKOBAP, Znj. Zana Çela nënshkroi protokollin e bashkëpunimit?me Presidenten e Teatrit të Comos, Znj. Fedora Sorrentino dhe Drejtorin e Përgjithshëm Z. Giovanni Vegeto. Ky protokoll bashkëpunimi angazhon dy teatrot:
-Në shkembimin e prodhimeve artistike
-Në shkëmbimin e artistëve
Një tjetër pikë e bashëpunimit janë bashkëprodhimet, të cilat jo vetëm rrisin nivelin artistik por veçanërisht ulin shpenzimet për të dy teatrot.
Angazhimi i “Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit” dhe “Teatrit të Comos” është edhe në shkëmbimin e eksperiencave për zgjerimin e audiencave e veçanërisht me të rinj. Objektiv mbetet promovimi i talenteve të reja përmes festivaleve dhe konkurseve që zhvillohen në vendet përkatëse.
Si për të rikonfirmuar zërat e jashtëzakonshëm që vijnë nga Shqipëria, baritoni Gëzim Myshketa dhe sopranoja Marigona Qerkezi ishin protagonistët e hapjes së Kalendarit Artistik, 2019/20 në “Teatrin e Comos”. Në premierën e “Guglielmo Tell” e Gioachino Rossini, ishte e pranishme edhe Drejtorja e Përgjithshme e TKOBAP, Znj. Zana Çela. Një opera monumentale, e pasur ne arie, te që u mirëprit nga publiku me ovacione e duartrokitje te zgjatura vecanarisht per interpretimet e dy artistëve shqiptarë, Myshketa, në rolin kryesor, atë të Guglielmo dhe Qerkezi në atë të Matilde