Teatri Kombëtar i Operas Baletit dhe Ansamblit Populllor në mbështetje të Statutit dhe Rregullores së Brendshme të Institucionit (TKOBAP) njofton si më poshtë:

Njoftojmë të gjithë të interesuarit se në datën 30/09/2019 ora 11:00  në ambjentet e TKOBAP, do të zhvillohet audicion për veprën e kalendarit artistik shtator-dhjetor 2019 “Carmina Burana”

Të gjithë ata artistë të jashtëm të interesuar për pjesmarrje në këto projekte artistike duhet të dorëzojnë pranë sekretarisë deri në datën 26/09/2019 ora 14:00 dokumentat e nevojshme për regjistrim si më poshtë vijon;

 Të jetë duke studiuar ose të ketë kryer studimet e larta në degën e Kantos brenda ose jashtë vendit.

  1. Fotokopje Diplomë e përfundimit të shkollës dhe listë notash.
  2. Fotokopje e Diplomës (në rast se konkurenti ka studiuar jashtë vendi një kopje të   diplomës së çertifikuar ose vertetim për njohjen e saj.)
  3. Vërtetim që vazhdon studimet e larta dega kanto.
  4. Një kopje të CV bashkangjitur me Foto.
  5. Fotokopje e dokumentit të identitetit.

     Programi :
Personazhet dhe numrat përkatës për t’u paraqitur në audicion :

Soprano

  1. 15 Amor volat undique
  2. 17 Stetit puella
  3. 21 In trutina
  4. 23 Dulcissime

Pjesëmarrësit që do të vlerësohen me pikët maksimale, do të angazhohen sipas nevojave të institucionit në këto projekte artistike