Teatri Kombëtar i Operas Baletit dhe Ansamblit Popullor në mbështetje të Statutit dhe Rregullores së Brendshme të Institucionit (TKOBAP) njofton si më poshtë:

Njoftojmë të gjithë të interesuarit se në datën 21/10/2019 ora 14:00  në Sallën Tefta Tashko Koço, do të zhvillohet audicion për veprën e kalendarit artistik shtator-dhjetor 2019 “Cavalleria Rusticana”.

Të gjithë ata artistë të jashtëm të interesuar për pjesmarrje në këto projekte artistike duhet të dorëzojnë pranë sekretarisë deri në datën 17/10/2019 ora 14:00 dokumentat e nevojshme për regjistrim si më poshtë vijon;

  1. Të jetë dukes studiuar ose të ketë kryer studimet e larta në degën e Kantos brenda ose jashtë vendit.
  2. Fotokopje Diplomë e përfundimit të shkollës dhe listë notash.
  3. Fotokopje e Diplomës (në rast se konkurenti ka studiuar jashtë vendi një kopje të   diplomës së çertifikuar ose vertetim për njohjen e saj.)
  4. Vërtetim që vazhdon studimet e larta dega kanto.
  5. Një kopje të CV bashkangjitur me Foto.
  6. Fotokopje e dokumentit të identitetit.

     Programi :
Personazhet dhe numrat përkatës për t’u paraqitur në audicion :

Rolet:

Santuzza, Turiddu, Alfio, Lola , Mamma Lucia

Opera komplet