“Luaj me Mua” është koncerti i veçantë që vuri në “skenën” e sheshit “Skënderbej” kori femërori Teatri Kombetar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor.
Një piano e vendosur në shesh, nën renë e bardhë, pret dëgjuesit që janë të apasionuar pas këngëve shqiptare e të huaja.
“Luaj me mua”, zbriti skenën në shesh. Në kuadër të Muajit të Muzikës, Ministria e Kulturës organizoi një koncert të veçantë, ku kushdo mund të ishte protagonist.
Kori femëror i Teatri Kombetar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, nën drejtimin e Dritan Lumshi dhe shoqëruar nga pianisti Thanas Paskali, kënduan këngë shqiptare e të huaja.
Pianoja ju pret sërish në Sheshi Skenderbej”, shkruan ministra e Kulturës, Elva Margariti.
http://www.gsh.al/2019/06/15/luaj-mua-nje-re-e-pazakonte-ne-qiellin-e-tiranes/