Nga brenda u përgjigjen tingujt e muzikës. Dikush mendon se po xhirohet ndonjë videoklip, a film e ndaj rrinë në pritje të urbanit të radhës. Është e vështirë, t’ua shpjegosh se në muajin e muzikës, mund të ndodhë edhe kështu, që kur banorët e Tiranës janë në rutinën e tyre, e më pak e presin, muzika të shkojë tek ata. Jo më kot, tek ne ndodh për herë të parë, dhe një zgjedhje e tillë është e pazakontë.  Iniciativa është e ministers së Kulturës, Elva Margariti, e cila u bë pjese e kësaj atmosphere në stacionin afër Poliklinikës nr.9.  E pasagjerët, falë muzikës së tabanit popullor, e kaluan shpejt intimidimin nga prania e kamerave.

ҫift i thyer në moshë teksa qëndron pranë orkestrës tregon se nuk janë gjendur kurrë në një situatë të tillë, dhe për më tepër u pëlqen përzgjedhja e pjësve muzikore nga të gjitha trevat . “Shumë muzikë e bukur, të lehtëson nga problemet”, shprehet zonja, e cila është duke u kthyer në shtëpi, tek fëmijët. “Njerëzit janë të shqetësuar, të lodhur,pse jo, të bëhen sa më shpesh shfaqje të tilla”, shton bashkëshorti. Një zotëri, sapo nis “Kur dola në dritare” ia bef pranë firzamonikës.

“Ah, kjo është e preferuara ime!”. Ministria, e cila qëndron pranë qytetarëve,shpreh entuziazëm që ideja po funksionon. “Jo të gjithë e njohin qershorin, si muajin e muzikës. Menduam se një formë e tillë, do të ishte një mundësi e mirë që edhe qytetarët e Tiranës të njiheshin me këtë fakt. Jo vetëm kaq, por pse jo, të mos bënim një surprizë të tillë, e dita të fillonte me muzikën tonë shqiptare”. Nisma, mendohet, të vijojë, edhe pse ende nuk dihen artistët që do të performojnë si dhe linja “fatlume”. Nga ana tjetër, një experience të tillë duket se i gezohen edhe vetë instrumentistët.

“Quhet muaji i muzikës, por për ne të 12 muajt janë të tillë”, shprehet drejtuesi i orkestrës Alban Tahiri. Një ngjarje e tillë ndodh për herë të parë dhe për ta, edhe pse siҫ violinist tregon gjatë turneve brenda apo jashtë vendit, prej entuziazmit ndodh të krijojnë të tillë atmosferë, veҫse kësaj here i pranishëm ështe edhe publiku. Ndërkohë që instrumentisti flet, një zotëri i moshuar afrohet e thotë “Artistët t’i kemi me jetë, se ata na mbajnë gjallë humorin!”. Ndërkaq që mbërrijmë në Kinostudio.

http://www.panorama.com.al/ne-linjen-kombinat-kinostudios-kujtohet-muaji-i-muzikes-per-here-te-pare-ne-shqiperi-orkestra-live-ne-atobus/