23 nxënësve iu është dhënë rasti të prezantojnë veten e tyre në një shfaqje të rëndësishme për çdo skenë të madhe baleti, siç është ajo e ‘La Sylphide”.

Rikthimi i një prej koreografive të para romantike klasike në një skenë tejet bashkëkohore, si e “Arturbinës”,  qëmton më së shumti tek angazhimi i brezit të sapodalë ose ende në bankat e shkollës në kalendarin artistik të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Baletmaestër është Enada Hoxha –   “Ky është hapi i parë që ata nisin të kuptojnë se ç’është skena, ç’është të punuarit në kolektiv”. Dy janë vështirësitë. E para është teknike: “Stili i vajzave në sylphide, janë disa vendosje të duarve shumë preçize. Ka elegancën tepër të sofistikuar dhe do shumë pastërti përsa i përket pozicionit të këmbëve”. E dyta, njerëzore!

“Nga nxënës shkolle të futesh në teatër nuk pranohesh shumë thjesht, sepse neve duam të kemi gjithmonë nivelin më të lartë”. Katër ditë me katër trupa të ndryshme për çdo natë nga 30 Qershori. Fillimisht me profesionistët e operas dhe baletit. Në mbrëmjen e fundit, atë të 2 Qershorit, skena e “Arturbinës” do të jetë e gjitha për brezin e ri edhe si solistë.

https://tvklan.al/la-sylphide-me-nxenesit-e-shkolles-se-baletit/