Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor në mbështetje të Statutit të Institucionit të TKOBAP miratuar me urdhër të Ministrit të Ministrisë së Kulturës nr 166 datë 27.04.2015; Rregullores së Brendshme të Institucionit; Organikës dhe Strukturës së Institucionit miratuar me Urdhër të Kryeministrit nr 140, datë 28.03.2014 shpall vend vakant për pozicionin e punës Balerin/ë kategoria II në Drejtorinë e Baletit në TKOBAP.

Audicioni për këtë vend vakant do të mbahet në ambjentet e sallës së baletit në godinën e Albafilmit me adresë : Rruga “Aleksandër Moisiu” Ish -Kinostudio “Shqipëria e Re” Tiranë, në datën 25.06.2018 ora 11:00.

Kandidatët e interesuar për pjesmarrje në këtë audicion, duhet të dorëzojnë pranë zyrës së protokollit të Institucionit të TKOBAP-së, deri në datën 19.06.2019 ora 11:00 dokumentat e poshtëshënuar (origjinale ose fotokopje të noterizuara) për regjistrim si më poshtë vijon;

Kriteret e Përgjithshme për Aplikim (dokumentacioni)
1.​Të ketë perfunduar shkollën e baletit ose Universitetin e Arteve brenda ose jashtë vendit.
2.​Diplomë e përfundimit të shkollës dhe listë notash.
3.​Fotokopje të Diplomës (në rast se konkurenti ka studiuar jashtë vendi)
4.​Fotokopje e dokumentit të identitetit.
5.​Curriculum Vitae dhe artistike.

Programi për Audicionin:

1.​Variacion klasik (nga repertori origjinal)
2.​Pjesë Kontemporane (modern)
3.​Pas de Deux (nga repertori origjinal)

Përzgjedhja e pjesëve mund të bëhet sipas dëshirës së gjithësecilit.

Ju mirëpresim!