Dy prej kryepersonazheve të operës “Il Trovatore”  Eva Golemi në rolin e Leonorës dhe  Vikena Kamenica në rolin e Azuçenës  rrëfejnë emocionet e shumëfishta të premierës.

Dualizmi mes jetës dhe vdekjes, dashurisë dhe tradhtisë shkakton jo pak “turbulenca” tek kryepersonazhet e “Il Trovatore”. Sopranoja Eva Golemi me realizimin e Leonorës përmbyll edhe triologjinë e personazheve verdiane që janë Rigoleteo-Traviata dhe Il Trovatore.

Skenografinë me shenja grafike bardhë  zi. Sopranoja Eva Golemi  do të mishërojë Leonorën. Vikena Kamenica i dha jetë Azuçenës nënës dramatike pikturuar nga mjeshtri verdian me nota. Megjithëse donte ta shtynte pak në kohë për këto arsye.

Opera “Il Trovatore”, është konsideruar si  opera e kontrasteve të forta emocionale, e cila u jetua edhe prej dy artisteve në skenë. Prej vitesh të dy artistet ndaj skenën bashkë dhe ata shprehin vlerësim për njëra-tjetrën.

Historia e dy vëllezërve, Manrico dhe Conti di Luna, të cilët jetojnë në mes hakmarrjes, luftës për pushtet dhe dashurisë për të njëjtën femër. Pas suksesit të premierës, Opera  “Il trovatore” vazhdon ne Pallatin e Kongreseve deri më 11 Maj.

Vepra “Il Trovatore” me regji te italianit Mariano Bauduin me energji të orkestrës së Teatrit të Operës dhe baletit drejtuar nga Sebastiano Rolli, korit dhe trupës së baletit do të vazhdoi deri më 11 Maj në  Pallatin e Kongreseve./ABC News Albania 24/7

http://abcnews.al/eva-golemi-dhe-vikena-kamenica-rrefejne-emocionet-e-leonores-dhe-azucenes/