Opera “Il Trovatore” vjen sonte në mbrëmje për publikun në skenën e Pallatit të Kongreseve. Me një kast artistësh të huaj dhe shqiptarë regjia e veprës i është besuar italianit Mariano Bauduin dhe dirigjent do të jetë Sebastiano Rolli. Mbrëmjet e datave 8, 9, 10 dhe 11 maj vepra do të jetë në skenë. Premiera “IL Trovatore” e Giuseppe Verdit shfaqet në kuadrin e Ditës së Evropës. “Diversiteti dhe diferencat janë standarte që e kanë shoqëruar njerëzimin prej mijëra vjetësh. Premiera e “Il Trovatore” sjell versionin e saj për shoqërinë e kohës së vet. Është një referencë ndaj temave të obsesionit, hakmarrjes, luftës, dashurisë dhe familjes, të cilat personazhet i përcjellin me kontraste dramatike. Kjo opera është produksioni më i madh në dy vite, nga përmasat e këtij produksioni, nisur nga bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë, në raport me të gjithë produksionet që ka realizuar TOB gjatë dy viteve që lamë pas rezulton që ky është produksioni më i madh. Ambasadori italian z. Alberto Cutillio mes të tjerave  u shpreh se kjo vepër bashkon kufij, me melodinë edhe muzikën. “Aty ku ndërhyn politika, apo krijon barriera dhe kufij, muzika e madhe është ajo që i bjerrë edhe bashkon këta kufij. Verdi bashkoi jo vetëm këta kufij, sikundër e pamë, por bashkoi Europën edhe gjithë botën me muzikën dhe melodinë e tij. Prandaj, sikundër milanezët e një kohe mund të themi, rroftë Verdi, por rroftë edhe Europa”, vijoi Cutillo. Ndërsa në fjalën e tij Shef i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri z. Luigi Soreca pohoi mes të tjerave se e sheh kulturën, si një fushë që mund të ndërtojë ura dialogu. Në role interpretojnë solistët Eva Golemi, Dorina Selimaj, Maria Prifti, Dario di Vietra, Denys Pivnitskyi, Vikena Kamenica, Ivana Hoxha, etj. “Il Trovatore” e Verdit u shfaq për herë të parë në 19 janar 1853 në Teatrin Apollo të Romës.

https://www.gazeta55.net/art-kulture/item/213856-il-trovatore-produksioni-me-i-madh-ne-dy-vite