Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor në mbështetje të Statutit të Institucionit të TKOBAP miratuar me urdhër të Ministrit të Ministrisë së Kulturës nr 166 datë 27.04.2015, Rregullores së Brendshme të Institucionit, Organikës dhe Strukturës së Institucionit miratuar me Urdhër të Kryeministrit nr 140, datë 28.03.2014 shpall 1vend vakant për pozicionin e punës Pianist Përgatitor në Drejtorinë e Operas dhe Filarmonisë.
Për ti dhënë më shumë kohë shpërndarjes së informacionit për vënde të lira pune në sektorët artistikë e për rrjedhojë për ti krijuar mundësi pjesmarrjes më të madhe në numër të konkurrentëve TKOBAP ju informon se ka shtyrë datën e audicionit në datën 24.05.2019 ora 11.00 në sallën “Tefta Tashko Koço” pranë Ministrisë së Kulturës.
Të gjithë ata kandidatë të interesuar për pjesmarrje, për këtë vend vakant duhet të dorëzojnë pranë zyrës së protokollit të Institucionit deri në datën 17.05.2019 ora 11.00 dokumentat origjinale ose fotokopje për regjistrim si më poshtë vijon;
Kriteret e përgjithshme (dokumentacioni)
1.Të ketë kryer studimet e larta ( bachelor ose mastër) dega Piano brenda ose jashtë vendit.
2.Diplomë e përfundimit të shkollës dhe listë notash të noterizuar.
3.Fotokopje e Diplomës së noterizuar (në rast se konkurenti ka studiuar jashtë vendit një kopje të diplomës së çertifikuar ose vërtetim për njohjen e saj nga Ministria e Arsimit dhe e Sporteve )
4.Fotokopje e dokumentit të identitetit.
5.Një kopje të Curriculum Vitae bashkëngjitur me Foto, (veprimtaria e 2 viteve të fundit e çertifikuar me programe koncertesh, recitalesh, shfaqje të ndryshme, si dhe të dhëna të tjera që plotësojnë imazhin artitik etj)Dokumentacionin e nevojshëm për të vërtetuar pikën 5 të kritereve të përgjithshme.
- Të ketë njohuri minimumi të dy gjuhëve të huaja italisht dhe anglisht.
*Kandidati mund të luajë një nga sonatat e mëposhtme:
- Van Beethoven – Sonata n. 17, op.31 “La Tempesta”
- Van Beethoven- Sonata n. 21, op. 53 “Aurora”
- Van Beethoven – Sonata n. 32, op. 57 “Appassionata”
- Van Beethoven – Sonata n. 26, op. 81a “Les Adieux”
*Kandidati duhet të luajë një nga ariet e mëposhtme nga Opera Il Trovatore, I G.Verdi duke shoqëruar një këngëtar:
Di due figli vive ail padre beato ( Ferrando ) Akt 1
Tacea la note placida ( Leonora ) Akt 1
Stride la vampa ( Azucena ) Akt 2
Condotta ell’era in ceppi (Azucena ) Akt 2
Il balen del suo sorriso ( Conte di Luna ) Akt 2
Ah si, ben mio. Coll’essere ( Manrico ) Akt 3
D’amor sull’ali rosee ( Leonora ) Akt 3
Lexim A Prima Vista
Kandidati duhet të lexojë parte, a prima vista të literaturës pianistike si dhe parte nga opera të ndryshme.
Prova me dirigjent
Kandidatitë ketë përgatitur materialet e operave si më poshtë:
- G. Puccini – Madama Butterfly
- Akti i pare: Dueti Butterfly – Pinkerton (Viene la sera…Bimba dagli occhi pieni di malia…vogliatemi bene, un bene piccolino) Madama Butterfly
- Akti i dyte: Dueti Butterfly – Suzuki (Duetto dei fiori)
- G. Puccini – Tosca
- Akti i pare: aria Cavaradossi (Recondita armonia)
- Akti i dyte: aria Tosca (Vissi d’arte, vissi d’amore)
- Akti i trete: aria Cavaradossi (E lucevan le stelle)
Ju mirëpresim!