Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor në mbështetje të Statutit  të Institucionit  të  TKOBAP miratuar me urdhër të Ministrit të Ministrisë së Kulturës nr 166 datë 27.04.2015; Rregullores së Brendshme të Institucionit; Organikës dhe Strukturës së Institucionit miratuar me Urdhër të Kryeministrit nr 140, datë 28.03.2014  shpall 1 vend vakant për pozicionin e punës Korist pranë Drejtorisë Artistike të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore në TKOBAP.

Për t’i dhënë më shumë kohë shpërndarjes së informacionit për vende të lira pune në sektorët artistik e për rrjedhoje për të krijuar mundësi pjesëmarrjes më të madhe në numër të konkurentëve TKOBAP ju informon se ka shtyrë datën e audicionit.

Ftohen të gjithë të  interesuarit,  për të qënë pjesë e trupës së korit të Ansamblit Popullor  të TKOBAP, të marrin pjesë në audicionin për vendin vakant, korist i trupës së Ansamblit Popullor. Audicioni do të mbahet  në ambientet e sallës së Korit në Qendrën Kombëtare të Kulturës për Fëmijë, pranë adresës së: Ish Kinostudio “Shqipëria e Re” Tiranë në datën  27/ 05/2019  ora: 11:00.

 

Të gjithë ata artistët e jashtëm të cilët janë të interesuar për pjesëmarrje në audicion duhet të dorëzojnë pranë zyrës së protokollit të Institucionit të TKOBAP-së deri në datën 19/05/2019 ora 11:00 dokumentat e poshtëshënuar (origjinale ose fotokopje të noterizuara) për regjistrim si më poshtë vijon;

 

Kriteret e përgjithshme (dokumentacioni)

  1. Të ketë përfunduar Universitetin e Arteve, (bachelor ose master) brenda ose jashtë vendit.
  2. Diplomë e përfundimit të shkollës dhe listë notash të noterizuara.
  3. Fotokopje e Diplomës së noterizuar (në rast se konkurenti ka studiuar jashtë vendit një kopje të   diplomës së çertifikuar ose vërtetim për njohjen e saj nga Ministria e Arsimit dhe e Sporteve )
  4. Fotokopje e dokumentit të identitetit
  5. Curriculum Vitae dhe artistike
  6. Certifikata apo deshmi të tjera kualifikimi
  7. Mosha e kandidatit duhet të jetë deri në 40 vjeç

   Kriteret e veçanta të kualifikimit për vendin vakant:  Korist si vijon:

 

Konkurimi personal (programi duhet të zgjasë rreth 20 minuta):

  • Këngë popullore (2 këngë me zgjedhje të lirë)
  • Këngë solistike e Shqipërisë së mesme (2 këngë), qytetare Shkodrane (1 këngë), Jare Shkodrane (1 këngë), folklorike e zonës së Veriut (2 këngë).

Ju mirëpresim!