Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor në mbështetje të Statutit të Institucionit të TKOBAP miratuar me urdhër të Ministrit të Ministrisë së Kulturës nr 166 datë 27.04.2015; Rregullores së Brendshme të Institucionit; Organikës dhe Strukturës së Institucionit miratuar me Urdhër të Kryeministrit nr 140, datë 28.03.2014 shpall 1(një) vend vakant për pozicionin e punës: Valltar, pranë Drejtorisë Artistike të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore në TKOBAP.
Për t’i dhënë më shumë kohë shpërndarjes së informacionit për vende të lira pune në sektorët artistikë e për rrjedhojë për t’i krijuar mundësi pjesmarrjes më të madhe në numër të konkurrentëve TKOBAP ju informon se ka shtyrë datën e audicionit.
Ftohen të gjithë të interesuarit për të qënë pjesë e trupës së Valleve të Ansamblit Popullor të TKOBAP, të marrin pjesë në këtë audicion. Audicioni do të mbahet në ambjentet e sallës së Baletit në Qendrën Kombëtare të Kulturës për Fëmijë, pranë adresës së: Ish Kinostudio “Shqipëria e Re” Tiranë në datën 30/05/2019 ora: 11:00.
Të gjithë artistët e jashtëm, të cilët janë të interesuar për pjesmarrje në audicion, duhet të dorëzojnë pranë zyrës së protokollit të Institucionit të TKOBAP-së deri në datën 23/05/2019 ora 11:00 dokumentat e poshtëshënuar (origjinale ose fotokopje të noterizuara) për regjistrim si më poshtë;
Kriteret e përgjithshme (dokumentacioni)
- Të ketë përfunduar shkollën e baletit ose Universitetin e Arteve, brenda ose jashtë vendit.
- Diplomë e përfundimit të shkollës dhe listë notash të noterizuara.
- Fotokopje e Diplomës së noterizuar (në rast se konkurenti ka studiuar jashtë vendit një kopje të diplomës së çertifikuar ose vërtetim për njohjen e saj nga Ministria e Arsimit dhe e Sporteve )
- Fotokopje e dokumentit të identitetit.
- Curriculum Vitae dhe artistike.
- Çertifikata apo dëshmi të tjera kualifikimi.
- Mosha e kandidatit duhet të jetë deri në 32 vjeç
Programi për Audicionin për vendin vakant Valltar :
- Ushtrime klasike (Leve, në mes të sallës)
- Riprodhim i një motivi me shikim të parë.
- Demonstrim i një valleje popullore të përzgjedhur nga vetë konkurenti. (maksimumi 2.5 minuta, por jo më pak se 1 minutë)
- Demostrim i motiveve popullore të: Jugut, Veriut dhe Shqiperisë së Mesme
- Finalja e valles “Në Garë” (në çift) – kjo për të parë aftesinë komunikuese me partneren/in, kimi në mes të çiftit si dhe njëkohësisht fokus ne teknikën e veshtirë të kësaj valleje.
- Finalja e valles “Barinjtë e Korabit” (vetëm djemtë)
- Finalja e valles së Tropojës (vetëm vajzat)
Të gjitha kandidatët do të merren individualisht. Lejohet që kandidati të shoqërohet maksimalisht prej 1 shoqëruesi gjatë provës në çift.
Ju mirëpresim!