Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor në mbështetje të Statutit të Institucionit të TKOBAP miratuar me urdhër të Ministrit të Ministrisë së Kulturës nr 166 datë 27.04.2015; Rregullores së Brendshme të Institucionit; Organikës dhe Strukturës së Institucionit miratuar me Urdhër të Kryeministrit nr 140, datë 28.03.2014 shpall 4(katër) vende vakante në Drejtorinë e Operas dhe Filarmonisë përkatësisht tek Sektori i Orkestrës
si më poshtë:
- Orkestrant instrumenti “Violonçel”;
- Orkestrant instrumenti “Korno”;
- Spalë instrumenti “Fagot”;
- Orkestrant Instrumenti “Violinë ”.
Për t’i dhënë më shumë kohë shpërndarjes së informacionit për vende të lira pune në sektorët artistikë e për rrjedhojë për t’i krijuar mundësi pjesëmarrjes më të madhe në numër të konkurrentëve, TKOBAP ju informon se ka shtyrë datat e audicionit.
Audicioni për pozicionin e punës: Orkestrant Instrumenti “ Violinë ” do të mbahet në datat 20.05.2019 dhe 21.05.2019 ora 10:00 në sallën “Tefta Tashko Koço” pranë Ministrisë së Kulturës.
Audicioni për pozicionin e punës: Orkestrant Instrumenti “Violoncel”, do të mbahet në datën 22.05.2019 ora 10:00 në sallën “ Tefta Tashko Koço ” pranë Ministrisë e Kulturës.
Audicioni për pozicionin e punës: Orkestrant Instrumenti “Korno” dhe “Fagot” do të mbahet në datën 23.05.2019 ora10:00 në sallën “ Tefta Tashko Koço ” pranë Ministrisë e Kulturës.
Të gjithë ata kandidatë të interesuar për pjesmarrje, për këto vende vakante duhet të dorëzojnë pranë zyrës së protokollit të Institucionit të TKOBAP-së deri në datën 13.05.2019 ora 10:00 dokumentat origjinale ose fotokopje për regjistrim si më poshtë:
Kriteret e përgjithshme (dokumentacioni)
1.Të ketë kryer studimet e larta ( bachelor ose master) diploma e instrumentit ( violinë, violoncel, korno, fagot, ) brenda ose jashtë vendit .
2.Diplomë e përfundimit të shkollës dhe listë notash të noterizuara.
3.Fotokopje e Diplomës së noterizuar (në rast se konkurenti ka studiuar jashtë vendit një kopje të diplomës së çertifikuar ose vërtetim për njohjen e saj nga Ministria e Arsimit dhe e Sporteve ).
4.Fotokopje e dokumentit të identitetit.
5.Një kopje të Curriculum Vitae bashkëngjitur me Foto, (veprimtaria e 2 viteve të fundit e çertifikuar, master class, work shop, programe koncertesh, recitalesh, shfaqje të ndryshme, si dhe të dhëna të tjera që plotësojnë figurën artistike etj). Dokumentacionin e nevojshëm për të vërtetuar këtë kriter.
- Të ketë njohuri minimumi të dy gjuhëve të huaja, italisht dhe anglisht.
- Kriteret e veçanta të kualifikimit për vendin vakant Orkestrant, instrumenti (Corno ):
Program i detyruar
Koncert klasik W.A. Mozart – No. 2 in E flat, K. 417 i plotë
Vështirësi orkestrale dhe Solo:
1.G. Rossini – Il barbiere di Siviglia – uverturë (korno solo)
- P.I.Tchaikovsky’s Simfonia Nr. 5 – koha e dytë (korno solo)
- V. Bellini – Oh quante volte – Aria of Giulietta nga opera “Capuleti e Montecchi”
- J.Brahms Simfonia. Nr. 2 (koha I dhe koha II, solos); Simfonia Nr. 3 (Koha e 3. solo)
Lexim “A prima vista”
Nga literatura e repertorit skenik (opera dhe balete) si dhe nga repertori simfonik.
- Orkestrant, instrumenti (violonçel)
Program i detyruar
1.Koncert i detyrueshëm J.Haydn Re maxhor Koha I më kadencë.
- Dy kohë nga suitat e J.S.Bach-ut sipas zgjedhjes së kandidatit.
Vështirësi orkestrale:
Ekzekutimin e disa fragmenteve nga vepra operistike dhe simfonike
- Verdi; “ La traviata ” – Akti I nr 2 ( Kori)
- Biset; “Carmen” –Akti I Finale
- L Van Beethoven “Coriolan”- Uverturë
Solo
1.G.Verdi; Opera “ Rigoletto” , Aria e Rigoletos ( parti solo)
2.G. Rossini Ouvertura “Guglielmo Tell” (Ansambli i violoncelave, parti solo )
Lexim “A prima vista”
Nga literatura e repertorit skenik (opera dhe balete) si dhe nga repertori simfonik.
- Orkestrant Instrumeti (violinë)
Program i detyruar
1-J.S.Bach nga “ Sonata dhe Partita” dy kohë kontrastuese si p.sh. ( Adagio e Presto Sonata e pare e Sarabande e Double partita e pare), ose Ciaccona.
2-W.A.Mozart. Koncert klasike një nga 3 koncertet e tij :
NR.3 në sol maxhore K 216.
NR.4 Re maxhor K 218.
NR.5ne la maxhor K 219 koha I me kadencë një nga tre koncertet e mëdhenj të tij
3- L.Beethoven Koncert romantik, nga kompozitoret Mendelssohn, Sibelius , Brahms, Tchaikovsky, etj….( koha I me kadence)
Vështirësi orkestrale:
1.R. Strauss “Don Juan”- Poema simfonike – Allegro molto con brio, nga fillimi deri tek masa 35.
2.W.A.Mozart. Opera “Le nozze di Figaro” uverturë.
3.W.A.Mozart, Simfonia nr. 39 koha e katërt, nga fillimi deri tek masa 41.
4.F.Mendelssohn Sinfonia nr 4, koha e parë Allegro vivace nga fillimi deri tek riekspozicioni dhe Coda finale
5.G.Verdi. Opera “La forza del Destino” uverture.
Solo e Vështirësi orkestrale
1.J.S.Bach : Gebt mir meinen Jesum wieder Nr.42 nga Matthaus – Passion (kori i dytë)
2.J.Brahms: Sinfoni nr.1 në Do minore Op. 68 –koha e dyte –“Satz” Andante sostenuto
Solo ne unison me oboe dhe korno .
Lexim “A prima vista”
Nga literatura e repertorit skenik (opera dhe balete) si dhe nga repertori simfonik.
- Spalë fagoti instrumenti (fagot)
Program i detyruar
W.A. Mozart-Koncert Koha e I-II me Kadence
J.S.Bach -Suita NR. 1 (nga suitat per violoncel)
Vështirësi orkestrale solo:
1.L.van Bethoven (simf.4 koha e II – IV)
2.W.A.Mozart Opera “Le nozze di Figaro” (Uverture Akti I nr.2)
3.M.Ravel “Bolero” ( vetëm solo )
4.I.Stravinskij “Le sacre du printemps “( vetëm solo )
5.I Tchaikovsky Simf.IV koha e II, Simf. VI koha e I-IV ( vetëm solo )
6.R.Korsakov – “Shehrazade” ( vetëm solo )
Lexim “A prima vista”
Nga literatura e repertorit skenik (opera dhe balete) si dhe nga repertori simfonik.
Ju mirëpresim!