I mrekullueshëm ishte koncerti “Urat e traditës muzikore” që organizoi, për vit të dytë rradhazi, Ambasada Greke në Shqipëri, me rastin e festës kombëtare të Greqisë, dhe Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit, në Qendrën Kulturore të kishës Orthodokse, në Tiranë.
Sopranot shqiptare, Vikena Kamenica dhe Renisa Laka dhe tenori grek, Stavros Salabasopoulos interpretuan dhjetëra këngë të preferuara të kompozitorëve grek dhe shqiptarë shoqëruar nga Orkestra Simfonike e mrekullueshme e TKOB-së me dirigjent Edmond Doko. Publiku, i cili kishte mbushur gjithë sallën e koncertit, duartrokiste me entuziazëm këtë takim madhështor muzikor grekoshqiptar.
Drejtoresha e TKOB-së, znj. Zana Çela theksoi se biletat për koncertin e dytë ‘Urat e traditës muzikore’ u shitën brenda 48 orëve, fakt që tregon nevojën për tu bërë traditë! Ambasadorja e Greqisë në Shqipëri, znj. Eleni Surani theksoi dashurin e përbashkët e popullit grek dhe shqiptar për muzikën dhe artin dhe falenderoi publikun që i përgjigjet ngrohtësisht çdo bashkëpunimi kulturorë.