TEATRI KOMBËTAR I OPERAS, BALETIT DHE ANSAMBLIT POPULLOR
NJOFTIM PER VENDE TE LIRA PUNE
Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor në mbështetje të Statutit të Institucionit të TKOBAP miratuar me urdhër të Ministrit të Ministrisë së Kulturës nr 166 datë 27.04.2015; Rregullores së Brendshme të Institucionit; Organikës dhe Strukturës së Institucionit miratuar me Urdhër të Kryeministrit nr 140, datë 28.03.2014 shpall 1vend vakant për pozicionin e punës Pianist Përgatitor në Drejtorinë e Operas dhe Filarmonisë do të mbahet audicion në datën 30.04.2019 ora 11:00 në sallën “Tefta Tashko Koço” pranë Ministrisë e Kulturës.
Të gjithë ata kandidatë të interesuar për pjesmarrje, për këtë vend vakant duhet të dorëzojnë pranë zyrës së protokollit të Institucionit deri në datën 23.04.2019 ora 11:00 dokumentat origjinale ose fotokopje për regjistrim si më poshtë vijon;
Kriteret e përgjithshme (dokumentacioni)
1.Të ketë kryer studimet e larta ( bachelor ose mastër) dega Piano brenda ose jashtë vendit.
2.Diplomë e përfundimit të shkollës dhe listë notash të noterizuar.
3.Fotokopje e Diplomës së noterizuar (në rast se konkurenti ka studiuar jashtë vendit një kopje të diplomës së çertifikuar ose vërtetim për njohjen e saj nga Ministria e Arsimit dhe e Sporteve )
4.Fotokopje e dokumentit të identitetit.
5.Një kopje të Curriculum Vitae bashkëngjitur me Foto, (veprimtaria e 2 viteve të fundit e çertifikuar me programe koncertesh, recitalesh, shfaqje të ndryshme, si dhe të dhëna të tjera që plotësojnë imazhin artitik etj)Dokumentacionin e nevojshëm për të vërtetuar pikën 5 të kritereve të përgjithshme.
- Të ketë njohuri minimumi të dy gjuhëve të huaja italisht dhe anglisht.
*Kandidati duhet të luajë një nga sonatat e mëposhtme:
- Van Beethoven – Sonata n. 17, op.31 “La Tempesta”
- Van Beethoven- Sonata n. 21, op. 53 “Aurora”
- Van Beethoven – Sonata n. 32, op. 57 “Appassionata”
- Van Beethoven – Sonata n. 26, op. 81a “”Les Adieux”
*Kandidati duhet të luajë dy nga materialet e mëposhtme (një arie dhe një ansambël) nga Opera “Il Trovatore” G.Verdi, duke shoqëruar solistët lirikë të Teatrit:
Di due figli vive ail padre beato ( Ferrando ) –akt 1
Tacea la note placida ( Leonora ) Akt 1
Scena , Romanza e Terzetto “Tace la notte…” (Leonora,Manrico, Conte) Akt 1
Condotta ell’era in ceppi (Azucena ) Akt 2
Il balen del suo sorriso ( Conte di Luna ) Akt 2
Scena e Terzetto “In braccio al mio rival” ( Azucena Conte Ferrando)Akt 3
Ah si, ben mio. Coll’essere ( Manrico ) Akt 3
D’amor sull’ali rosee ( Leonora ) Akt 3
Scena e Duetto “ Udiste ? Come albeggi…” ( Leonora , Conte ) Akt 4
Lexim A Prima Vista
Kandidati duhet të lexojë parte, a prima vista të literaturës pianistike si dhe parte nga opera të ndryshme.
Prova me dirigjent
Kandidati të ketë përgatitur materialet e operave si më poshtë:
- G. Puccini – Madama Butterfly
- Akti i parë: Dueti Butterfly – Pinkerton (Viene la sera…Bimba dagli occhi pieni di malia…vogliatemi bene, un bene piccolino) Madama Butterfly
- Akti i dytë: Dueti Butterfly – Suzuki (Duetto dei fiori)
- G. Puccini – Tosca
- Akti i parë: aria Cavaradossi (Recondita armonia)
- Akti i dytë: aria Tosca (Vissi d’arte, vissi d’amore)
- Akti i tretë: aria Cavaradossi (E lucevan le stelle)