TEATRI KOMBËTAR I OPERAS, BALETIT DHE ANSAMBLIT POPULLOR
NJOFTIM PER VENDE TE LIRA PUNE
Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor në mbështetje të Statutit të Institucionit të TKOBAP miratuar me urdhër të Ministrit të Ministrisë së Kulturës nr 166 datë 27.04.2015; Rregullores së Brendshme të Institucionit; Organikës dhe Strukturës së Institucionit miratuar me Urdhër të Kryeministrit nr 140, datë 28.03.2014 shpall 1 vend vakant për pozicionin e punës Korist me specifikë zëri Tenor në Drejtorinë e Operas dhe Filarmonisë përkatësisht tek Sektori i Korit do të mbahet audicion në datën 29.04.2019 ora11:00 në sallën “Tefta Tashko Koço” pranë Ministrisë e Kulturës.
Të gjithë ata kandidatë të interesuar për pjesmarrje, për këtë vend vakant duhet të dorëzojnë pranë zyrës së protokollit të Institucionit deri në datën 22.04.2019 ora11:00 dokumentat origjinale ose fotokopje të noterizuara për regjistrim si më poshtë vijon;
Kriteret e përgjithshme (dokumentacioni)
1.Të ketë kryer studimet e larta ( bachelor ose mastër) dega Kanto brenda ose jashtë vendit.
2.Diplomë e përfundimit të shkollës dhe listë notash të noterizuar.
3.Fotokopje e Diplomës së noterizuar (në rast se konkurenti ka studiuar jashtë vendit një kopje të diplomës së çertifikuar ose vërtetim për njohjen e saj nga Ministria e Arsimit dhe e Sporteve )
4.Fotokopje e dokumentit të identitetit.
5.Një kopje të Curriculum Vitae bashkëngjitur me Foto, (veprimtaria e 2 viteve të fundit e çertifikuar me programe koncertesh, recitalesh, shfaqje të ndryshme, si dhe të dhëna të tjera që plotësojnë imazhin artitik etj). Dokumentacionin e nevojshëm për të vërtetuar pikën 5 të kritereve të përgjithshme
- Të ketë njohuri minimumi të dy gjuhëve të huaja italisht dhe anglisht.
Programi :
- 3 ( tre) arie të literaturës operistike ( belcanto o veriste) nga kompozitore: G.Verdi
- Puccini, G. Bizet ,V. Bellini me recitative ose cabaletta etj.
- Një arie antike të perzgjedhur nga kandidati sipas dëshirës.
- Shtrirja vokale (Vokalizë) dhe lexim me shikim të parë.
Repertor Koral i Detyruar
W.A. Mozart – Missa Brevis in D – Credo
- Verdi- Il Trovatore Akt III “Coro dei soldati”
- Brahms – “Eine Deutches”- Requiem Op. 45 Nr. 4 “Wie liblich sind deine Wohnungen”