TEATRI KOMBËTAR I OPERAS, BALETIT DHE ANSAMBLIT POPULLOR
NJOFTIM PER VENDE TE LIRA PUNE
Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor në mbështetje të Statutit të Institucionit të TKOBAP miratuar me urdhër të Ministrit të Ministrisë së Kulturës nr 166 datë 27.04.2015; Rregullores së Brendshme të Institucionit; Organikës dhe Strukturës së Institucionit miratuar me Urdhër të Kryeministrit nr 140, datë 28.03.2014 shpall 4(katër) vende vakante në Drejtorinë e Operas dhe Filarmonisë përkatësisht tek Sektori i Orkestrës
si më poshtë vijon:
- Orkestrant instrumenti “Violoncel”;
- Orkestrant instrumenti “Korno”;
- Spalë instrumenti “Fagot”;
- Orkestrant Instrumenti “Violinë ”.
Audicioni për pozicionin e punës Orkestrant Instrumenti “Violinë ” do të mbahet në datën 08.04.2019 ora 10:00 në sallën “Tefta Tashko Koço” pranë Ministrisë e Kulturës.
Audicioni për pozicionin e punës Orkestrant Instrumenti “Violoncel” do të mbahet në datën 09.04.2019 ora10:00 në sallën “Tefta Tashko Koço” pranë Ministrisë e Kulturës.
Audicioni për pozicionin e punës Orkestrant Instrumenti “Korno” dhe “Fagot” do të mbahet në datën 10.04.2019 ora10:00 në sallën “Tefta Tashko Koço” pranë Ministrisë e Kulturës.
Të gjithë ata kandidatë të interesuar për pjesmarrje, për këto vende vakant duhet të dorëzojnë pranë zyrës së protokollit të Institucionit të TKOBAP-së deri në datën 01.04.2019 ora 10:00 dokumentat origjinale ose fotokopje për regjistrim si më poshtë vijon;
Kriteret e përgjithshme (dokumentacioni)
1.Të ketë kryer studimet e larta ( bachelor ose mastër) diploma e instrumentit ( violinë, violoncel, korno, fagot, ) brenda ose jashtë vendit .
2.Diplomë e përfundimit të shkollës dhe listë notash të noterizuar.
3.Fotokopje e Diplomës së noterizuar (në rast se konkurenti ka studiuar jashtë vendit një kopje të diplomës së çertifikuar ose vërtetim për njohjen e saj nga Ministria e Arsimit dhe e Sporteve ).
4.Fotokopje e dokumentit të identitetit.
5.Një kopje të Curriculum Vitae bashkëngjitur me Foto, (veprimtaria e 2 viteve të fundit e çertifikuar, mastër class, work shop, programe koncertesh, recitalesh, shfaqje të ndryshme, si dhe të dhëna të tjera që plotësojnë figurën artitike etj). Dokumentacionin e nevojshëm për të vërtetuar këtë kriter.
- Të ketë njohuri minimumi të dy gjuhëve të huaja italisht dhe anglisht.
- Kriteret e veçanta të kualifikimit për vendin vakant Orkestrant, instrumenti (Corno ):
Program i detyruar
Koncert klasike W.A. Mozart – No. 2 in E flat, K. 417 i plotë
Vështirësi orkestrale& Solo:
1.G. Rossini – Il barbiere di Siviglia – Overturë (korno solo)
- P.I.Tchaikovsky’s 5th Simfonia- koha e dytë (korno solo)
- V. Bellini – Oh quante volte – Aria of Giulietta nga opera “Capuleti e Montecchi”
- J.Brahms Simfonia. No. 2 (koha e 1 & koha e dyte, solos); Sym. No. 3 (Koha e 3. solo)
Lexim “A prima vista”
Nga literatura e repertorit skenik (opera &balete) si dhe nga repertori sinfonik.
- Orkestrant, instrumenti (violonçel)
Program i detyruar
1.Koncert i detyrueshëm J.Haydn Re maxhor Koha e parë më kadencë
- Dy kohë nga suitat e J.S.Bach-ut sipas zgjedhjes së kandidatit
Vështirësi orkestrale:
Ekzekutimin e disa fragmenteve nga vepra operistike dhe simfonike
- Verdi; “La traviata” –Akti 1 nr 2 ( Kori)
- Biset; “Carmen” –Akti I Finale
- L Van Beethoven “Coriolan”-Uverturë
Solo
1.G.Verdi; Opera Il Rigoletto Aria e Rigoletos ( parti solo)
2.G. Rossini Uvertura “Guglielmo Tell” (Ansambli i violoncelave, parti solo )
Lexim “A prima vista”