TEATRI KOMBËTAR I OPERAS, BALETIT DHE ANSAMBLIT POPULLOR

 

NJOFTIM PER VEND TE LIRE PUNE

 

Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor në mbështetje të Statutit  të Institucionit  të  TKOBAP miratuar me urdhër të Ministrit të Ministrisë së Kulturës nr 166 datë 27.04.2015; Rregullores së Brendshme të Institucionit; Organikës dhe Strukturës së Institucionit miratuar me Urdhër të Kryeministrit nr 140, datë 28.03.2014  shpall 1 vend vakant për pozicionin e punës Korist pranë Drejtorisë Artistike të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore në TKOBAP.

Ftohen të gjithë të  interesuarit,  për të qënë pjesë e trupës së korit të Ansamblit Popullor  të TKOBAP, të marrin pjesë në audicionin për vendin vakant, korist i trupës së Ansamblit Popullor. Audicioni do të mbahet  në ambientet e sallës së Korit në Qendrën Kombëtare të Kulturës për Fëmijë, pranë adresës së: Ish Kinostudio “Shqipëria e Re” Tiranë në datën  03/ 04/2019  ora: 11:00.

 

Të gjithë ata artistët e jashtëm të cilët janë të interesuar për pjesëmarrje në audicion duhet të dorëzojnë pranë zyrës së protokollit të Institucionit të TKOBAP-së deri në datën 26/03/2019 ora 11:00 dokumentat e poshtëshënuar (origjinale ose fotokopje të noterizuara) për regjistrim si më poshtë vijon;

 

Kriteret e përgjithshme (dokumentacioni)

  1. Të ketë përfunduar Universitetin e Arteve, (bachelor ose master) brenda ose jashtë vendit.
  2. Diplomë e përfundimit të shkollës dhe listë notash të noterizuara.
  3. Fotokopje e Diplomës së noterizuar (në rast se konkurenti ka studiuar jashtë vendit një kopje të   diplomës së çertifikuar ose vërtetim për njohjen e saj nga Ministria e Arsimit dhe e Sporteve )
  4. Fotokopje e dokumentit të identitetit
  5. Curriculum Vitae dhe artistike
  6. Certifikata apo deshmi të tjera kualifikimi
  7. Mosha e kandidatit duhet të jetë deri në 40 vjeç

   Kriteret e veçanta të kualifikimit për vendin vakant:  Korist si vijon:

Konkurimi personal (programi duhet të zgjas rreth 20 minuta):

  • Këngë popullore (2 këngë me zgjedhje të lirë)
  • Këngë solistike e Shqipërisë së mesme (2 këngë), qytetare Shkodrane (1 këngë), Jare Shkodrane (1 këngë), folklorike e zonës së Veriut (2 këngë).