TEATRI KOMBËTAR I OPERAS, BALETIT DHE ANSAMBLIT POPULLOR

NJOFTIM PER VEND TE LIRE PUNE

 

Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor në mbështetje të Statutit  të Institucionit  të  TKOBAP miratuar me urdhër të Ministrit të Ministrisë së Kulturës nr 166 datë 27.04.2015; Rregullores së Brendshme të Institucionit; Organikës dhe Strukturës së Institucionit miratuar me Urdhër të Kryeministrit nr 140, datë 28.03.2014  shpall 1(një) vend vakant për pozicionin e punës: Valltar, pranë Drejtorisë Artistike të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore në TKOBAP.

Ftohen të gjithë të  interesuarit  për të qënë pjesë e trupës së Valleve të Ansamblit Popullor  të TKOBAP, të marrin pjesë në këtë audicion. Audicioni do të mbahet  në ambientet e sallës së Baletit në Qendrën Kombëtare të Kulturës për Fëmijë, pranë adresës së: Ish Kinostudio “Shqipëria e Re” Tiranë  në datën 05/04/2019  ora: 11:00.

 

Të gjithë ata artistët e jashtëm të cilët janë të interesuar për pjesmarrje në audicion duhet të dorëzojnë pranë zyrës së protokollit të Institucionit të TKOBAP-së deri në datën 27/03/2019 ora 11:00 dokumentat e poshtëshënuar (origjinale ose fotokopje të noterizuara) për regjistrim si më poshtë vijon;

 

Kriteret e përgjithshme (dokumentacioni)

  1. Të ketë përfunduar shkollën e baletit ose Universitetin e Arteve, brenda ose jashtë vendit.
  2. Diplomë e përfundimit të shkollës dhe listë notash të noterizuara.
  3. Fotokopje e Diplomës së noterizuar (në rast se konkurenti ka studiuar jashtë vendit një kopje të   diplomës së çertifikuar ose vërtetim për njohjen e saj nga Ministria e Arsimit dhe e Sporteve )
  4. Fotokopje e dokumentit të identitetit.
  5. Curriculum Vitae dhe artistike.
  6. Çertifikata apo dëshmi të tjera kualifikimi.
  7. Mosha e kandidatit duhet të jetë deri në 32 vjeç

 

Programi për Audicionin për vendin vakant Valltar :

  • Ushtrime klasike (Leve, në mes të sallës)
  • Riprodhim i një motivi me shikim të parë
  • Demonstrim i një valleje popullore të përzgjedhur nga vetë konkurenti. (maksimumi 2.5 minuta, por jo me pak se 1 minutë)
  • Demonstrim i motiveve popullore të: Jugut, Veriut dhe Shqiperise se Mesme
  • Finalja e valles “Në Gare” (në çift) – kjo për të parë aftesinë komunikuese me partneren/in, kimi në mes te çiftit si dhe njëkohsisht fokus ne teknikën e veshtirë të kësaj valleje.
  • Finalja e valles “Barinjtë e Korabit” (vetëm djemtë)
  • Finalja e valles së Tropojës (vetëm vajzat)

 

Të gjitha kandidatët do të merren individualisht. Lejohet që  kandidati të shoqërohet maksimalisht  prej 1 shoqëruesi gjatë provës në çift.