Teatri i Operas dhe Baletit prezantoi kalendarin e veprave artistike per periudhën janar-qershor 2019. Drejtoresha e teatrit Zana Çela beri te ditur se ketë vit do të ngjiten ne skene 16 shfaqje më shumë se sezonin e kaluar. Tre premiera janë shtyllat kryesore te programit.
Sezoni i ri artistik starton me premierin absolute “Dhoma 12”. Shfaqja përcjell nje mesazh te forte kundër dhunës dhe bullizmit, fenomene te cilat jane prezent ne shoqërinë shqiptare.
Shfaqja do te ngjitet ne skenën ArtTurbina nga mbrëmja e te premtes dhe publiku do te ketë mundesi ta shijoje atë per tre dite me radhe.