Koreografët Ezdalin Gorani dhe Manjola Hasani rikthehen në skenën e teatrit me baletin kontemporan “Dhoma 12”pas 10 vitesh mungesë. Ata tregojnë se shfaqja ka në qendër jetën dramatike të njeriut. Ndërsa, drejtoresha e Teatrit të Operës, Zana Çela prezanton kalendarin artistik

Nga Valeria Dedaj

Jeta është e përbërë nga 12 dhoma. Janë këto të 12 –ta ku do të lemë diçka nga vetja, të cilat do të mbahen mend nga të tjerët. 12-të janë dhomat që do të na bëjnë të kujtohemi, pasi të kalojmë të fundit! Asnjë nuk e mban mend dhomën e parë, sepse, kur lindim nuk shohim dot, por shohim shumë mirë kur shkojmë në dhomën e fundit, e kështu u rikthehemi të gjithave për të rifilluar nga e para”. Bazuar në këtë teori antike, por edhe në historinë prekëse të pianistit dhe dirigjentit italian, Ezzio Bosso-s, çifti i njohur i koreografëve, Ezdalin Gorani dhe Manjola Hasani, ngjitë për tre net radhazi baletin kontemporan “Dhoma 12” në ArTubrina.

 

Kjo është një shfaqje moderne e trajtuar me stil kontemporan modern, si edhe në koreografi. Në 12 dhoma 27 balerinët e Teatrit të Operës do të na rrëfen nga një histori, duke na prezantuar secilën prej tyre, nga dhoma krijuese, tek dhoma e tundimit, nga dhoma me një pamje, tek ajo e bulimzit.

Ezdalin Gorani, Koreograf

 

Dhoma 12 është një shfaqje dramatike, që ka në qendër njeriun me gjithë kontrastet e tij edhe përjetimet që të rezervon jeta”, është shprehur koreografja Manjola Hasani .

“Dhoma 12” është shfaqja e parë e trupës së baletit të TKOB, por në kalendarin artistik të këtij sezoni drejtoresha Zana Çela, ndalet tek tre vepra skenike premierë, përpos 87 shfaqjeve rivënie

Megjithëse kalendari ynë artistik ka filluar që në muajin janar, e pamë të arsyeshme që konferencën ta nisim, sot që starton kalendari i veprave skenike, me “Dhoma 12”. Gjatë këtij sezoni TKOB do të ketë 87 shfaqje, ndër të cilat ka premiera dhe rivënie, por edhe në hapësira open air dhe në shkolla. TKOB në këtë gjashtëmujor do të vijë me tre vepra skenike, “Dhoma 12”, opera “La Boheme” dhe “Il Trovatore”. Veç kësaj do të kemi në vëmendje edhe edukimin përmes artit. Këtë vit përveçse koncerteve do t’i kushtojmë edhe një shfaqje “Petja dhe Ujku”. Nuk do të mungojnë as workshopet. Shumë prioritet u kemi dhënë krijuesve tanë, për vlerat që mbartin, por edhe për faktin se me vlerat që kanë mendoj se janë të krahasueshme plotësisht me ndërkombëtarët.

Zana Çela, drejtoreshë në TKOB

 

Premiera e baletit “Dhoma 12” do të jetë në 8, 9 dhe 10 shkurt  në ArTurbina. Në rol kryesor është Eltjon Merja. Solistë: Ledia Sulaj, Anxhelo Muçollari, Adela Muçollari, Fatjon Lito  etj. Kostumografia është realizuar nga Ardi Asallani dhe skenografia Renold Sulaj.