Dhoma 12, frymëzuar prej albumit të pianistit italian, Ezio Bosso, vënë në skenë nga koreografët dhe balerinët Manjola Hasani dhe Ezdalin Gorani e një trupe prej 15 personazhesh, do të shfaqet në Artturbina në datat 8-9-10 shkurt. Për të na përcjellë një rrëfenjë të lashtë se jeta është e përbërë nga 12 dhoma; si dhoma e pritjes, dhoma e krijimit, dhoma e kujtimeve, dhoma e ëndrrave, dhoma e verbër, dhoma të braktisura të cilat të fusin frikën, dhoma qeli ku i mbyllim njerëzit, sikur të mos ekzistonin më. Çdo dhomë ka tingullin e vetë, erën e vetë dhe dritën që ndikon në kujtesën tonë.
Por premiera e Dhomës 12 shënon edhe çeljen e sezonit dhe kalendarit artistik për Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.