“Nëntori Shqiptar 2018” në Gjermani starton në qytetet Esen dhe Mynih më 16 dhe 19 nëntor, ku trupa e Ansamblit Popullor do të dhurojë disa nga perlat e folklorit shqiptar. Ministria e Kulturës vazhdon të financojë dhe promovojë me anë të koncerteve të ndryshme, vlerat kulturore dhe artistike të shqiptarëve në botë. Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko shkruan se ky koncert që do të zhvillohet në dy qytetet gjermane, do të dhurojë momente të veçanta për publikun shqiptar dhe atë gjerman. “Trupa e Ansamblit Popullor do të dhurojë emocione të mëdha në dy koncertet që do të zhvillojë në qytetet Essen dhe Munich më 16 dhe 19 nëntor. Publiku shqiptar dhe gjerman do të ketë mundësinë të ndjekë disa nga perlat e folklorit shqiptar të punuara nga Mjeshtri Rexhep Çeliku për 60-vjetorin e krijimit të Ansamblit. Ky koncert organizohet në kuadër të aktivitetit “Nëntori Shqiptar 2018” në Gjermani”, shprehet Majko.
Published on 19 11 2018