Grand Gala “Alles Walzer” u prezantua sot në konferencën për shtyp në prani të Ministres së Kulturës, Znj.Mirela Kunbaro, Ambasadorit të Austrisë, Z.Johann Sattler, Drejtoreshës së Përgjithshme të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Znj.Zana Cela dhe koreografit, Z.Renato Zanella.
“Ky event, është konceptuar si simbolika e ritmit dhe energjisë së teatrit tonë, si një koncert që i takon gjithë audiencave, ashtu siç ka qenë dhe i gjithë kalendari i këtij viti, i cili përfshiu 206 aktivitete”, theksoi Drejtoresha e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.
Grand Gala “Alez Walzer” përmbyll kalendarin e shfaqjeve për vitin 2018 dhe mbyll me kreshendo të fortë Vitin Kulturor Austri – Shqipëri 2018.
Ambasadori Austriak garantoi vijimin e bashkëpunimit me Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit si edhe për vitin 2019, duke vënë theksin në suksesin e plotë të të gjitha projekteve kulturore të vitit 2018, me palën shqiptare.
Në kuadër të vitit kulturor Shqipëri-Austri 2018, në 28 Dhjetor, ora 19:00, në Pallatin e Kongreseve Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit në bashkëpunim me Ambasadën Austriake do të shfaqin GRAND GALA “Alles Walzer” dirigjuar nga Claudio Buschler dhe koreografi nga