Alles Waltzer – “Të gjithë të kërcejmë!” Kjo është motoja e Ballos Vjeneze, një grand gala që sjell edhe këtë fundvit stafin e TKOB-së në Pallatin e Kongreseve, më 28 dhjetor. Ky event sjell nga Austria koreografin dh regjisorin Renato Zanella, por edhe dirigjentin Claudio Buchler. Një mbrëmje plot me kërcime, muzikë vjenze dhe vokale, që do të interpretohen nga artistë tanë të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. Një mbrëmje që përmbyll edhe vitin kulturor Shqipëri-Austri, por edhe Vitin e Skënderbeut.

Është sfidë, është përgjegjësi shumë e madhe për mua ky koncert, i cili nuk do të jetë një imitim i shfaqjeve që janë dhënë në Austri, por një koncert që do të sjellë muzikë austriake, të interpretuar nga artistë shqiptarë, gjë që është forma më e mirë e bashkëpunimit për të kaluar një natë së bashku. Ales Valser – Të gjithë të kërcejmë është një moto që ka hapur eventet në austri, por këtë herë do të mbyllë një vit plot me aktivitete, të cilave kjo moto iu përshtatet shumë. Valsi është një kërcim popullor, revolucionar austriak, shumë masiv e unë kudo në botë dua ta përcjell këtë mesazh.

Viti 2018 përmbyll edhe 70 aktivitete në 10 qytete dhe fshtara të ndryshëm të Shqipërisë, që u ndoqën nga 30 mijë njerëz. Përvojë që e ka bërë amabsadorin austriak në Shqipëri, Johan Satler te kuptoje edhe më shumë mbi shqiptarët.