Për herë të parë shqiptarët e njohën “Zhizel”, në vitin 1988, kur mjeshtri i madh Agron ALIAJ, e prezantoi për publikun me një koreografi që Enada Hoxha e rikthen me artistët e Teatrit të Operas dhe baletit.Kjo rivënie në skenë e baletit bën bashkë këtë fillim nëntori të gjithë ata që kanë bashkëpunuar në vite me koreografin Aliaj. Kostumografia, po ashtu i përmbahet, baletit “Zhizel” të 30 viteve më parë.Për drejtoreshën Zana Çela, “Zhizel” në skenën e re Turbina, vjen në një skenografi që sjell atmosferën ku zhvillohet ngjarja.Baleti “Zhizel” do të interpretohet nga dy kaste artistike në datat 9, 10 dhe 11 nëntor në ArTurbina.
Published on 16 01 2019