Ka prekur skenat më të mëdha ndërkombëtare, por ftesa për të performuar para publikut shqiptar i jep një ndjesi të veçantë. Ali Pengili, përfaqësuesi i ekselencës shqiptare në botë, bashkë me artistët më të mirë të skenës tonë, rikthehet pas 4 vitesh me një vepër te Mozart dhe një bashkëkohësi të tij. “Ishte rasti që të bëhej një koncert kushtuar një kompozitori tjetër, i quajtur kompozitor i humbur. Mirëpo është një kompozitor shumë i mirë. Gjatë kësaj periudhe ka qenë oboist vetë, muzikant dhe ka shkruajtur shumë për instrumentin”. Koncerti merr akoma më shumë peshë edhe nën dirigjimin e artistit francez Martin Lebel. “Jam shumë i lumtur që vij dhe drejtoj këtë orkestër. Jam i kënaqur me energjinë që më përcjellin muzikantët veçanërisht për këtë lloj muzike. Repertori është klasik dhe me vitalitet veçanërisht ajo e Bet’hoven e cila është simfoni e shkruar në rininë e tij”. “Mozart dhe bashkëkohësit” do të ngjitet në skenë në Qendrën Kulturore të Katedrales Ortodokse në Tiranë të mërkurën në orën 19:00
Published on 16 01 2019