Pas suksesit me rikthimin në skenë të Operës “Carmen”, Teatri Kombëtar I Operas dhe Baletit do të rikthejë në skenë një tjetër pjesë të mrekullueshme dhe shumë të dashur për publikun.
Opereta “Die Fledermaus” (Lakuriqi i Natës) rikthehet në Pallatin e Kongreseve në tre netë të jashtëzakonshme (22,23 dhe 24 tetor ne oren 19:00).
Kjo operetë e famshme, do të risjellë në skenë artistët austriakë e shqiptarë, ku midis tyre do të interpretojë edhe tenori i famshëm shqiptar Saimir Pirgu. Ajo vjen përpara publikut shqiptar nën regjinë dhe koreografinë e Renato Zanella, i cili ka deklaruar se kjo vepër do të vijë e përshtatur me elementë shqiptar.
Opereta “Lakuriqi i Natës” zhvillohet me disa situata të ndryshme komike, që janë mjaft të pranishme edhe në ditët e sotme. Bëhet fjalë për një grup personazhesh të shumëllojshëm, duke filluar që nga gra e burra kurorëshkelës, gjyqtarë e drejtorë burgjesh të korruptuar, politikanë pijedashës, artiste mendjelehta dhe shërbëtore që duan të arrijnë nivelin e zonjave të tyre.
“Lakuriqi i natës” (Die Fledermau) është një operetë nga Johann Strauss ( I biri i kompozitorit me të njëjtin emër). Muzikantit iu deshën vetëm 43 ditë për të përfunduar veprën, e cila do t’i jepte atij famën. Debutoi në teatrin “An der Ëienn”, në Vjenë, në 5 prill të vitit 1874, por nuk pati shumë sukses. Kritikët nuk e pranuan libretin dhe i cilësuan disa pjesë si banale. Por publiku dekretoi suksesin e plotë dhe të qëndrueshëm të kësaj vepre. Opereta “Lakuriqi i Natës” zhvillohet me disa situata të ndryshme komike, që janë mjaft të pranishme edhe në ditët e sotme. Bëhet fjalë për një grup personazhesh të shumëllojshëm, duke filluar që nga gra e burra kurorëshkelës, gjyqtarë e drejtorë burgjesh të korruptuar, politikanë pijedashës, artiste mendjelehta dhe shërbëtore që duan të arrijnë nivelin e zonjave të tyre.
“Lakuriqi i natës” (Die Fledermau) është një operetë nga Johann Strauss ( I biri i kompozitorit me të njëjtin emër). Muzikantit iu deshën vetëm 43 ditë për të përfunduar veprën, e cila do t’i jepte atij famën. Debutoi në teatrin “An der Ëienn”, në Vjenë, në 5 prill të vitit 1874, por nuk pati shumë sukses. Kritikët nuk e pranuan libretin dhe i cilësuan disa pjesë si banale. Por publiku dekretoi suksesin e plotë dhe të qëndrueshëm të kësaj vepre.