ZËRAT E QERSHORIT 🎶-Një festë muzikore për më të vegjlit! 

Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor fton të gjithë fëmijët dhe prindërit në një mëngjes plot ngjyra, tinguj dhe buzëqeshje!

 “Zërat e Qershorit” është një koncert i veçantë dedikuar Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, ku skena jonë shndërrohet në një botë ëndrrash, ku vetë fëmijët janë protagonistët kryesorë. Një atmosferë plot gëzim, me këngë të dashura për fëmijë, interpretime të gjalla dhe emocione të pafundme!

E diel, 1 Qershor
Ora 11:00

🤗Hyrja e lirë!