14 & 15 SHTATOR 2022 | ORA: 19:00
SKENA E TKOB
Në jetë ka dicka që vjen papritur
që nuk imponohet…
që nuk shihet por ndjehet
ajo ska kufi…
djeg më shumë se dielli
e peshon më shumë se mali
kjo është dashuria!
“ZARE” – Etno Muzikal me tre akte
Premierë nga Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore.
Me pjesmarrjen e: orkestrës, grupit të valleve dhe grupit koral të AP, orkestrës simfonike të TKOB, bendit muzikor, balerinëve të shkollës së baletit, grupi baletit IDAA.
Muzika: Edi Xhani
Koreograf: Andrea Kokeri
Solist këngëtar: Ilir Shaqiri, Aranit Hoxha, Iris Bega, Sofika Kola.
Solist valltar: Ajkana Topalli, Rei Berisha, Genci Kastrati, Enkelejd Bajraktari, Marjana Shkreta, Olta Ahmetaj, Elton Cefa, Gezim Halili, Jera Curcia, Mirela Bekteshi, Leonard Mitrushi, Endri Sejati, Arlinda Mulgeci, Helga Saraçi
Personazhet dhe Interpretët
ZARE – Ajkana Topalli
ARBËRI – Reji Berisha
BASHKIMI – Genc Kastrati
ARTURI – Enkelejd Bajraktari
ARJANA – Marjana Shkreta
VJOLA – Olta Ahmetaj
KUJTIMI – Elton Cefa
YLLI – Gëzim Halili
E ËMA E ZARES – Jera Çuçia
E ËMA E ARBËRIT – Mirela Bekteshi
BURRI I DËRGATË – Leonard Mitrushi
I FTUARI GREK – Endri Sejati
E FTUARA GREKE – Arlinda Mulgeci
VAJZA ROME – Helga Saraçi
Akti I
(sheshi)
Sheshi ku të rinjtë mblidhen thuajse cdo ditë është vëndi ku ka lindur dhe brumosur dashuria e Arbërit për Zarën, por babai i saj nuk do që ajo të lidhet me këtë djalë “pa prespektivë” pasi dëshiron ta lidhe me një burrë më të “kamur”. Ky konflikt fatmirësisht zgjidhet, dashuria rinore triumfon.
Akti II
(shtëpia e Zares)
Dy baballarët e të rinjëve takohen dhe dakortësohen me mënyrën se si do të shkëmbejnë “nishanet e kësaj krushqije”.
Akti III
(dasma dhe ritualet e saj)
Në këtë akt do të shtjellohen ritualet kryesore dasmore tradicionale ku do të ketë edhe elementë humoristikë si dhe moderne duke patur parasysh dasmat e ditëve tona.