VOX BAROQUE – Edicioni XIII
“Amor, Fe y Locura”
(Dashuri, Besim dhe Çmenduri)
Në kuadër të edicionit të 13-të të festivalit Vox Baroque, publiku do të ketë mundësinë të përjetojë një program të veçantë kushtuar muzikës baroke spanjolle, ku dashuria, besimi dhe çmenduria shpalosen përmes muzikës, kërcimit dhe interpretimit skenik.
Me pjesëmarrjen e:
Susanna Crespo Held – mezzo-soprano
Amaya Fernández Pozuelo – klaviçembal
Maru Rivas – kërcimtare
Cecilia Vecchio – regjisore
Një program që sjell para publikut pasurinë e repertorit barok spanjoll dhe ndërthurjen e tij me gjuhën e lëvizjes dhe teatrit, në një përvojë artistike që rikthen atmosferën dhe emocionet e një prej periudhave më të rëndësishme të historisë së muzikës.
25 Qershor | Ora 20:00
Holli Koncertor i Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, Tiranë

