Vjeshtë e “Gjeneratës Romantike” në TKOB!

Një kërkim i vazhdueshëm pa kufinjë dhe një dëshirë për pafundësinë, që karakterizon epokën romantike.

Kur Chopin dhe Schumman bëhen bashkë, nuk është thjesht një akt miqësie përtej distancës, por edhe një shpalosje e talentit muzikor, sjellë nga TKOB në bashkëpunim me Konservatorin e Salerno-s “Giuseppe Martucci” dhe shoqatën “Scarlatti”.

Nën interpretimin e Davide Cesarano dhe Francesco Navelli në piano, dy shpirta përtej romantikes do t’i bashkohen audiencës, në një duet shpirtëror përtej frymores.

Bashkojuni dhe ju kësaj eksperience të papërjetuar më parë!

Biletat mund t’i merrni çdo ditë pranë biletarisë së TKOB-së nga ora 10:00-14:00 dhe 16:00-20:00. Kurse ditët e shfaqjes, ora 10:00-14:00 dhe 16:00-18:10. Ju presim!