Një kombinim unik i veprave simfonike të njohura dhe krijimeve bashkëkohore nga kompozitorë shqiptarë sjell koncertin Estro Italiano në TKOB!
Metamorfoza – Premierë absolute nga kompozitori i mirënjohur shqiptar, Vasil Tole, fitues i çmimit të Ministrisë së Kulturës 2022, një vepër për orkestër harqesh.
Kjo vepër pasohet nga Koncerti për Violinë dhe Orkestër Nr. 2 nga Bela Bartok, një kryevepër e repertorit violinistik që eksploron thellësinë e emocioneve përmes melodive të mrekullueshme të Bartok-ut.
Për ta përmbyllur natën me madhështi, do të interpretohet Simfonia Nr. 2, Op. 73 e Johannes Brahms, një nga veprat më të njohura të repertorit simfonik.
Virtuozi Gennaro Cardaropoli do të sjellë mjeshtërinë e tij në koncertin e Bartok-ut, ndërsa Orkestra Simfonike e TKOB-së, nën drejtimin e Robbert Van Steijn, do të krijojë një atmosferë emocionuese dhe të paharrueshme.
Mos e humbisni!
Biletat mund t’i merrni çdo ditë pranë biletarisë së TKOB-së nga ora 10:00-14:00 dhe 16:00-20:00. Kurse ditët e shfaqjes, ora 10:00-14:00 dhe 16:00-18:10. Ju presim!