Një mbrëmje magjike e dedikuar baletit vjen në skenën e Teatrit “Petro Marko”, ku Trupa e Baletit e TKOBAP ngjitet për t’i dhuruar publikut të Vlorës një përjetim të veçantë artistik.
“Valsi i Luleve” sjell fragmente koreografike që udhëtojnë nga eleganca e baletit klasik drejt gjuhës bashkëkohore të lëvizjes, duke krijuar një dialog të ndjeshëm mes traditës dhe shprehjes moderne.![]()
Mos e humbisni!
29 janar
Ora 19:00

