Dy vepra, dy botë emocionale, një mbrëmje e jashtëzakonshme e kërcimit bashkëkohor.
“Unseen” eksploron vetminë, atë që mbetet e padukshme brenda nesh dhe nevojën njerëzore për t’u parë e për t’u kuptuar. Ndërsa “Boléro”, nën ritmin magjepsës të Maurice Ravelit, sjell një shpërthim energjie, force dhe lëvizjeje kolektive.
Me koreografi nga Andonis Foniadakis dhe interpretimin e një trupe të jashtëzakonshme artistësh, skena e TKOB-së shndërrohet në një hapësirë ku trupi flet, ritmi pulson dhe emocionet marrin formë.
Mos mungoni më 9 tetor, ora 20:00.
Një mbrëmje që nuk duhet humbur, në kuadër të International Dance Festival of Tirana.
Biletat mund t’i gjeni pranë biletarisë së TKOBAP-së, nga e hëna në të diel, sipas orarit:
• 10:00–14:00 dhe 16:00–20:00
• Ditën e shfaqjes: 10:00–14:00 dhe 16:00–19:30.
Mos e humbisni!