Turneu ndërkombëtar “Paganini in Jazz” do të ndalet edhe në TKOB!

Do të vijë violinisti Ettore Pellegrino, grupi “Trio Nosso Brasil” dhe Orkestra “Suoni del Sud”, nën dirigjimin e maestros Roberto Molinelli, që drejtoi në janar të këtij viti Orkestrën Simfonike të TKOB-së te koncerti “Queen: Show must go on”.

Një udhëtim i veçantë ndërmjet muzikës klasike dhe asaj jazz, ku do të interpretohet “Capricci” e Niccolò Paganini.

Më 22 prill, ora 19:00 në TKOB.

Biletat mund t’i gjeni, çdo ditë, nga ora 10:00-14:00 dhe 16:00-20:00.

Gjatë netëve të shfaqjeve biletaria mbyllet 30 min para shfaqjes