Trupa e Baletit të TKOBAP-së, turne në teatrot italiane! 

Trupa e talentuar e baletit të TKOBAP-së çon magjinë e baletit klasik “Arrëthyesi” në skenat italiane! 

Me elegancën dhe mjeshtërinë e tyre, balerinët tanë do të ndriçojnë disa nga teatrot më të njohura të Venecias, duke përcjellë historinë magjike të Klarës dhe Arrëthyesit.

Tashmë, artistët shqiptar përfaqësohen denjësisht në skenën ndërkombëtare, duke dëshmuar gjithë potencialin dhe talentin që i karakterizon.