Baleti Giselle, me historinë e mrekullueshme të dashurisë që triumfon edhe përtej vdekjes, do të çojë trupën e baletit të TKOB-së në Palma de Mallorca të Spanjës në datat 7, 8 dhe 10 nëntor!
Ky balet i veçantë, që përcjell thellësinë e ndjenjave dhe bukurinë e baletit klasik, do të prezantojë talentin e balerinëve tanë për publikun ndërkombëtar, duke na bërë të gjithëve ne krenar.
Ky bashkëpunim nënvizon angazhimin tonë për të promovuar artin dhe kulturën shqiptare në skenat ndërkombëtare, duke vendosur TKOBAP-në në hartën kulturore botërore dhe duke ofruar një platformë të denjë për artistët tanë.